Ndërlidhjet

Shtyhet burgimi i bashkëpunëtorit të Navalnit


Aleksei Navalny - Moskë
Aleksei Navalny - Moskë

Është shtyrë arresti shtëpiak i një bashkëpunëtori të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

Një gjykatë në Moskë ka vendosur sot që arresti shtëpiak i Konstantin Yankauskasduhet të shtyhet deri më 11 qershor.

Yankauskas është vendosur në arrest shtëpiak në qershor të vitit të kaluar, ndërsa ai është shtyrë disa herë deri më tash.

Një këshilltar komunal në Moskë, Yankauskas dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të Navalnit, Nikolai Lyaskin dhe Vladimir Ashurkov, akuzohen për shkelje të ligjit të zgjedhjeve dhe manipulim të fondeve të fushatës për kryetar të Moskës në vitin 2013.

Navalny,kritik i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe një nga organizatorët e protestave të viteve 2011 dhe 2012, ka marrë dy dënime të pezulluara me akuzat për vjedhje.

Ai i ka hedhur poshtë akuzar duke thënë se rastet kundër tij dhe bashkëpunëtorëve të tij janë hakmarrje e Kremlinit për aktivitetet opozitare.

XS
SM
MD
LG