Ndërlidhjet

Jahjaga kërkon konsensus për Gjykatën Speciale


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë thirrje për konsensus të përgjithshëm politik dhe shoqëror pasi e ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimet në aktin më të lartë juridik me qëllim themelimin e Gjykatës Speciale.

Në komunikatën e presidencës thuhet se konsensusi i përgjithshëm politik dhe shoqëror duhet për “përmbushjen e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare përmes krijimit të bazës ligjore për Gjykatën e cila do të adresojë akuzat e dalura nga raporti i Këshillit të Evropës dhe që assesi nuk do të gjykojë përpjekjet tona për çlirim dhe pavarësi. Ajo theksoi se Kosova duhet ta demonstrojë përkushtimin e saj për të përmbyllur këtë kapitull të rëndë”.

Komunikata gjithashtu thotë se “presidentja Jahjaga, e cila udhëheq koordinimin ndërinstitucional për themelimin e Gjykatës Speciale në përputhje me marrëveshjen e aprovuar nga Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar, theksoi se veprimi i ardhshëm është përmbyllja sa më e shpejtë e diskutimeve rreth ligjit që rregullon gjykatën dhe që mundëson përgatitjen e pakos legjislative, e cila do të votohet në Kuvend.”

XS
SM
MD
LG