Ndërlidhjet

Kosova, anëtare e përkohshme e IAAF


Ilustrim
Ilustrim

Kosova është pranuar si anëtare e përkohshme në Shoqatën Ndërkombëtare të Federatave Atletike, (IAAF).

Vendimi pason një verdikt të ngjajshëm nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në tetor.

Me këtë vendim, Kosova bëhet anëtari i 214-të në Shoqatën Ndërkombëtare të Federatave Atletike.

Komunikata e trupit që e udhëheqë këtë shoqatë thotë: “IAAF e ka pranuar dhe e ka rishikuar aplikacionin për anëtarësim në IAAF të Federatës Kosovare të Atletikës”.

“Është vlerësuar se aplikacioni plotëson kushtet, sipas nenit 4.3 të kushtetutës dhe me këtë i është mundësuar anëtarësimi i përkohshëm”, thuhet më tej në këtë komunikatë.

XS
SM
MD
LG