Ndërlidhjet

Hahn: Mali i Zi të shpejtojë reformat


Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviq
Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviq

Komisioneri evropian për negociata të zgjerimit dhe politika të fqinjësisë ka kërkuar nga Mali i Zi që të nis implementimin e legjislacionit tashmë të aprovuar me qëllim që të afrohet me BE-në dhe NATO-n.

Duke folur pas takimit me kryeministrin malazez, Milo Gjukanoviq, komisioni Johannes Hahn, ka thënë se ata kanë të njëjtin qëndrim se shumëçka është bërë sa i përket provizioneve ligjore në Mal të Zi.

Mirëpo, Hahn ka thënë se tani Podgorica duhet të tregoj progres “konkret dhe të qëndrueshëm” në implementimin e reformave.

Ai ka thënë se “kjo është padyshim e lidhur me vlerësimin që do bëhet kur bëhet fjalë për marrjen e ftesës (për anëtarësim) në NATO”.

Në vitin 2009, Malit të Zi i është dhënë Plani i Aksionit të Anëtarësimit, që konsiderohet hapi i fundit para anëtarësimit në NATO.

Vlerësimi i radhës për progresin e Malit të Zi drejt anëtarësimit në NATO pritet të bëhet në fund të këtij viti.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka thënë se gjatë mandatit të tij, që përfundon në vitin 2019, nuk do të bëhet asnjë ftesë për anëtarësim në BE.

Mali i Zi shpreson se do të anëtarësohet shpejtë pas kalimit të kësaj date.

XS
SM
MD
LG