Ndërlidhjet

logo-print

Vjenë: Musaev deklarohet i pafajshëm


Alnur Musaev

Alnur Musaev

Ish shefi i inteligjencës së Kazakistanit, Alnur Musaev, është deklaruar sot i pafajshëm në procesin gjyqësor në Austri ku ai akuzohet se është i përfshirë në vrasjen e dy bankierëve kazakë.

Musaev dhe Vadim Koshlyak, dy ish bashkëpunëtor të Rakhat Aliev, ish dhëndërrit që tani nuk jeton më, të presidentit kazak, Nurusltan Nazarbaev , po përballen me gjykatën prej 14 prillit.

Ata akuzohen se kanë ndihmuar në marrjen peng dhe vrasjen e dy menaxherëve të Nurbankës së Kazakistanit në vitin 2007.

Gjatë seancës së sotme, Musaev ka thënë se akuzat ndaj tij janë të pavaza pasi ai nuk ka qenë në vendin ku bankierët dyshohet se janë torturuar dhe vrarë, ngjarje kjo e vitit 2007.

I dyshuari kryesor, Rekhat Aliev, është gjetur i varur në burgin e Vjenës në muajin shkurt.

Aliev ishte pushuar nga detyrua e ambasadorit kazak në Austri dhe ishte dënuar në mungesë me 40 vjet burg, për organizimin e aktiviteteve kriminale dhe përpjekjet për grusht shteti.

Ai e ka dënuar rastin kundër tij si të motivuar politikisht.

Austria e ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e tij në Astana.

XS
SM
MD
LG