Ndërlidhjet

Ushtrime ushtarake afër Ukrainës


Ilustrim
Ilustrim

Rreth 2200 ushtarë rumunë, amerikanë, britanik dhe moldav do të marrin pjesë në ushtrimet ushtarake në Romani, afër kufirit me Ukrainës, ushtrime këto që do të nisin nesër.

Ushtrimet “Wind Spring 15”, do të zgjasin deri më 30 prill, në dy lokacione në pjesën juglindore të Rumanisë, afër Konstancës dhe Smardanit.

Ministri i mbrojtjes së Rumanisë, Mircea Dusa, ka thënë sot se Rumania do të mbaj mbi 340 ushtrime gjatë këtij viti, kyesisht të përbashkëta me NATO-n dhe partnerët e saj të BE-së.

Dusa ka thënë se ushtrimet janë pjesë të një plani të aprovuar në samitin e vitit të kaluar të NATO-s për të përforcuar krahun lindor të NATO-s dhe BE-së që gjenden në kufi me Ukrainën.

XS
SM
MD
LG