Ndërlidhjet

Tanzani: Arrestohen 10 militantë të dyshuar


Ilustrim

Ilustrim

Forcat e sigurisë së Tanzanisë kanë arrestuar 10 persona që dyshohet se janë pjesëtarë të Al Shabaabit, grupit që ka lidhje me Al Kaidën.

Gjatë arrestimeve është konfiskuar edhe eksploziv dhe uniforma ushtarake që kanë qenë të fshehura në xhami, raporton Reuters.

Komisioneri policor, Paul Chagonja, kka thënë se të dyshuarit janë arrestuar në rajonin lindor të kryeqytetit komercial Dar es Salaam.

Al Shabaabi e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në në një universitet në Kenia, ku u vranë 148 persona.

XS
SM
MD
LG