Ndërlidhjet

logo-print

Greqia kërkon ndihmën e BE-së për migrantët


Kryeministri grek, Alexis Tsipras

Kryeministri grek, Alexis Tsipras

Qeveria greke i ka bërë apel Bashkimit Evropian duke kërkuar ndihmë në trajtimin e migrantëve ilegalë pasi numri i atyre që kanë arritur në bregdetin grek këtë vit është tefishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporton Reuters.

Në tre muajt e parë të këtij viti, mbi 10 mijë persona kanë shkuar në Greqi, në krahasim me 2863 që kanë shkuar ilegalisht në këtë vend vitin e kaluar.

Kjo situatë e ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen e rëndë ekonomike të këtij vendi derisa qeveria e Alexis Tsipras po bën përpjekje që të mos lejoj falimentimin e vendit për shkak të borgjeve të jashtme.

XS
SM
MD
LG