Ndërlidhjet

Zarif: Irani do e përdor fuqinë për paqe në Jemen


Ministri i jashtëm i Iranit, Javad Zarif

Ministri i jashtëm i Iranit, Javad Zarif

Irani ka thënë se do e përdor ndikimin si “forcë e madhe” në rajon për të arritur marrëveshje të paqes në Jemen.

Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, në kryeqytetin portugez, Lizbonë ka thënë se Teherani do përdor kontaktet e saj me “të gjitha grupet në shtete të ndryshme” për të sjellur të gjithë në tavolinën e bisedimeve.

Forcat qeveritare jemenase, prej vitit të kaluar janë duke luftuar rebelët shiit Huthi.

Ndërkaq, sulmet ajrore të koalicionit që po udhëhiqet nga Arabia Saudite, kundër rebelëve po bëhen që tua pamundësojë atyre marrjen e qytetit port, Aden.

Arabia Saudite dhe disa vende të Gjirit Arab e akuzojnë Iranin se po përkrahj Huthit në Jemen, një akuzë kjo që Teherani e ka hedhur poshtë.

XS
SM
MD
LG