Ndërlidhjet

Kiev: Vritet ish deputeti ukrainas


Ilustrim
Ilustrim

Një ish deputet i parlamentit të Ukrainës, është vrarë me armë zjarri në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Zyrtari i lartë i ministrisë së brendshme, Anton Herashchenko ka thënë se Oleh Kalashnikov është gjetur i vrarë më 15 prill, në hyrje të apartamentit të tij.

Kalashnikov, 52 vjecar, ka qenë anëtar i partisë së ish presidentit, Viktor Janukoviq.

Herashchenko thotë se Kalashnikov kishte informacione rreth lëvizjes “Anti Majdan”, që kundërshtonte protestat pro perëndimore që e larguan nga pushteti ish presidentin Janukoviq, duke sygjeuar se ky mund të ishte motive i vrasjes së tij.

XS
SM
MD
LG