Ndërlidhjet

Goran Haxhiq kthehet në Serbi


Goran Hadziq
Goran Hadziq

Ish lideri i rebelve serb të Kroacisë, Goran Haxhiq është kthyer në Serbi pasi Tribunali i Hagës ia ka mundësuar lirimin e përkohshëm, meqë është diagnostikuar me kancer në tru.

Haxhiq do të jetë i lirë deri në muajin e ardhshëm në Novi Sad, për të kryer trajtimer mjekësore.

56 vjeçari është i dyshuari i fundit që është akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Ballkan.

Ai ka qenë presidenti i Republikës së vetëshpallur serbe të Krajinës nga viti 1992 – 1994.

Haxhiq përballet me një aktakuzë me 14 pika për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në luftën e Kroacisë.

Ai është deklaruar i pafajshëm.

XS
SM
MD
LG