Ndërlidhjet

Netanjahu e krahason Iranin me rrezikun nazist


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka thënë mbrëmë se bota është “duke i mbyllur sytë” para politika agresive të Iranit në Lindje të mesme, njëjtë siç ka bërë me Gjermaninë naziste.

Netanjahu e ka kritikuar arritjen e një marrëveshje kornizë në mes të Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore duke thënë se “marrëveshja e keqe që është arrritur me Iranin na tregon se nuk i kemi përvetësuar mësimet historike”.

Irani dhe gjashtë fuqi botërore kanë arritur pajtim fillestar më 2 prill për programin bërthamor të Iranit, diçka që do t’ia pamundësonte republikës islamike ndërtimin e armës bërthamore.

Nëse kjo finalizohet deri më 30 qershor, atëherë pritet edhe lehtësimi i sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit.

XS
SM
MD
LG