Ndërlidhjet

Bangura nis turne në Lindje kundër dhunës seksuale


Zainab Hawa Bangura,
Zainab Hawa Bangura,

Përfaqësuesja speciale e OKB për dhunën seksuale ka njoftuar se do të nis vizita në vende të Lindjes së Mesme.

Zainab Bangura i ka thënë Këshillit të Sigurimit se ajo do të niset sot për në Siri, më pas Irak, Jordan, Liban dhe Turqi.

Në një raport të publikuar gjatë kësaj jave, OKB ka thënë se viti i kaluar është karakterizuar nga një numër i tmerrshëm i përdhunimeve, skllavërimit seksual dhe martesave me detyrim të nxitura nga grupe ekstremiste si Shteti Islamik dhe degët e Al Kaidës.

Raporti ka shprehur “shqetësim të madh” për dhunën seksuale të kryer nga grupet e armatosura, përfshirë edhe ato që promovojnë ideologji ekstreme në Irak, Siri, Somali, Nigeri, Mali, Libi dhe Jemen.

XS
SM
MD
LG