Ndërlidhjet

Putini i përgjigjet kombit rus përmes televizionit


Vladimir Putin
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin do të mbaj sot sesionin vjetor të pyetjeve dhe përgjigjeve me kombin rus.

Sesioni i tij është një nga ngjarjet e shumta televizive që Putini i përdor për të përmirësuar imazhin e tij, përmes së cilave ai i siguron rusët për gjendjen e ekonomisë dhe dërgon sinjale për politikat e jashtme.

Para kësaj ngjarjeje, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov ka thënë se duke vlerësuar në bazë të pyetjeve të pranuara, rusët presin politikë më të ashpër të presidentit derisa ai e mbron interesin kombëtar.

XS
SM
MD
LG