Ndërlidhjet

Protestojnë minatorët grek


Ilustrim
Ilustrim

Rreth 4 mijë punonjës të një miniere të arit në Greqi dhe përkrahësit e tyre janë duke demonstruar në Athinë, raporton Reuters duke vlerësuar se kjo është sfida më e rëndësishme e qeverisë së ekstremit të majtë prej fitores sëzgjedhjeve në janar.

Protestuesit kanë frikë se mund të humbasin vendet e punës sepse qeveria e partisë Syriza e ka luftuar minierën private me arsyetime ambientaliste dhe financiare.

Autoritetet ia kanë marrë përkohësisht lejen e punës, ndërsa e akuzojnë kompaninë që e ka në pronësi minierën se po nxit protesta.

Policia ka mbyllur rrugët kryesore derisa minatorët marshojnë drejt Ministrisë së Zhvillimit, ku ata kanë thirrur slogane dhe i kanë hedhur kapelat e tyre të punës në tokë.

Protestuesit duan të marshojnë edhe drejt parlamentit, ndërsa anarkistët dhe majtistët kanë paralajmëruar një protestë kundër minierës në fjalë.

XS
SM
MD
LG