Ndërlidhjet

Presidenti austriak mund ta vizitojë Iranin


Presidenti austriak, Heinz Fischer - Arkiv

Presidenti austriak, Heinz Fischer - Arkiv

Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer mund ta vizitojë Iranin këtë vit ndërsa më veti mund ta marrë një delegacion biznismenësh nëse Teherani arrin marrëveshje përfundimtare me gjashtë fuqitë botërore rreth programit të saj bërthamor, raporton Reuters.

Më 2 prill Irani ka arritur një marrëveshje fillestare me gjashtë fuqi botërore në Zvicër e cila ka për qëllim t’ia pamundësojë Iranit ndërtimin e armës bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare ndaj republikës islamike.

“Tani që ekziston një marrëveshje kornizë me Iranin, një udhëtim në pjesën e dytë të vitit 2015 është bërë më i mundshëm”, ka thënë Fischer për gazetën “Ëiener Zeitung”.

Asnjë lider perëndimor nuk e ka vizituar Iranin gjatë kohës kur president i këtij vendi ishte Mahmud Ahmedinexhad, nga viti 2005 deri më 2013.

XS
SM
MD
LG