Ndërlidhjet

Pakistan: Pezullohet ekzekutimi i militantëve islamik


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata Supreme e Pakistanit e ka pezulluar ekzekutimin e gjashtë militantëve islamik që janë dënuar me vdekje nga një gjykatë ushtarake.

Militantët janë dënuar në fillim të prillit, si vendim i parë i dhënë nga një gjykatë e re ushtarake, derisa një militant tjetër është dënuar me burgim të përjetshëm.

Vendimi është pezulluar pasi Shoqata e Avokatëve të Gjyaktës Supreme ka reaguar kundër ndryshimeve kushtetuese që kanë qenë të nevojshme për themelimin e gjykatës ushtarakëe.

Parlamenti pakistanez ka thënë se gjykata ushtarake do të merr vendime për rastet kundër terrorizmit gjatë dy vjetëve.

Nëntë gjykata ushtarake janë krijuar pas masakrës së 16 dhjetorit kur talibanët vranë 134 studentë dhe 19 pjesëtarë të stafit të një shkolle në rajonin veriperëndimor të Peshauarit.

XS
SM
MD
LG