Ndërlidhjet

Vdes ish kryeministri çek, Gross


Stanislav Gross

Stanislav Gross

Stanislav Gross, i cili u bë kryeministri më i ri çek, por që u detyrua të jap dorëheqje pas nëntë muajsh në detyrë, ka vdekur sot në moshën 45 vjeçare.

Partia social demokrate e tij, ka thënë se Gross ka vdekur më 16 prill, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Televizioni çek raporton se ai ishte duke luftuar më një sëmundje të rëndë.

Gross u bë kryeministër në vitin 2004, në moshën 34 vjeçare.

Ai dha dorëheqje pas nëntë muajsh për shkak të krizës politike që u nxit nga skandali i financimit të apartamentit të tij luksoz.

Ai deklarohej se nuk kishte bërë asgjë të jashtëligjshme, por ndërkohë kishte dhënë dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të partisë dhe më pas e lë politikën për të vazhduar karrierën në një firmë ligjore.

President çek, Millosh Zeman, në qeverinë e së cilit, Gross kishte shërbyer si ministër i brendshmë nga viti 2000 deri më 2002, ka ofruar ngushllimet e tij.

XS
SM
MD
LG