Ndërlidhjet

Prokuroria e Kosovës: Edhe ne po e hetojmë korrupsionin në EULEX


Ilustrim
Ilustrim

Zyra e kryeprokurorit të Kosovës ka thënë se prokurorët kosovar së bashku me policë të Kosovës dhe homologët nga EULEX-i janë gjithashtu duke i hetuar akuzat për korrupsion brenda misionit evropian për sundim të ligjit.

Sipas një komunikate të zyrës së kryeprokurorit, Task Forca e pavarur funksion nën ombrellën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo zyrë ka bërë këtë informacion duke marrë shkas nga publikimi i raportit të ekspertit të pavarur ligjor të BE-së, Jean-Paul Jacqué i publikuar para dy ditësh me të njëjtin qëllim.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dëshiron të shfrytëzojë këtë mundësi për të informuar publikun dhe gjithashtu t’i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës për të mbështetur më tej punën e Task-Forcës, në punën e tyre të vështirë, duke siguruar informacion në mënyrë aktive, duke iu përgjigjur kërkesave të ndryshme menjëherë, në mënyrë që të zgjidh këtë çështje në bazë të ligjit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

XS
SM
MD
LG