Ndërlidhjet

logo-print

Vritet edhe një tjetër gazetar në Ukrainë


Oles Buzina

Oles Buzina

Një gazetar i njohur në Ukrainë për qëndrimet pro ruse është vrarë në Kiev, disa orë pasi një tjetër gazetar është raportuar i vrarë.

Ministria e brendshme e Ukrainës, ka thënë se Oles Buzina, është vrarë afër apartamentit të tij në Kiev.

Policia ka thënë se gazetari është vrarë nga persona të armatosur, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Serhiy Sukhobok, një tjetër gazetar i njohur është vrarë më herët gjatë ditës së sotme.

Mediat në Ukrainë nuk kanë raportuar nëse Sukhobok është vrarë në rajonin e Donjeckit prej nga vinte ai.

Zona lindore e Ukrainës është e përfshirë nga një konflikt i armatosur në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve pro rusë.

Brenda një viti të luftimeve, raportohet se mbi 6 mijë persona e kanë humbur jetën.

XS
SM
MD
LG