Ndërlidhjet

Tahiri: KE e vlerëson punën e qeverisë kundër migrimit


Edita Tahiri

Edita Tahiri

Komisioni Evropian e vlerëson si angazhim efikas përpjekjet e Kosovës në ndaljen e dukurisë së migrimeve ilegale, thuhet në një komunikatë të ministrisë së dialogut dërguar mediave sot.

Lajmi është bërë publik pas takimit të ministres së dialogut, Edita Tahiri me zyrtarë evropian përfshirë edhe Jean Eric Paquet, Drejtor për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Komisionerit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim.

“Ministrja Tahiri kërkoi që të shpejtohet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës për t’ju mundësuar atyre të përjetojnë lëvizjen e lirë, ndërkohë që Qeveria e Kosovës do të jetë në nivelin e duhur të përgjegjësive për të implementuar rregullat e BE-së në liberalizimin e vizave”, thuhet në këtë komunikatë.

Komunikata thotë se më pas është mbajtur edhe një “takim trepalësh ku mori pjesë edhe një delegacion nga Serbia, me ç’ rast të gjitha palët u zotuan se do të bashkëpunojnë në çështjet e parandalimit të migrimeve ilegale duke vënë theksin te nevoja e këmbimit të informacioneve të ndërsjella në këtë çështje, si dhe bashkëpunimi mes policive të dyja shteteve të jetë edhe më intensiv në përballimin e kësaj sfide.”

XS
SM
MD
LG