Ndërlidhjet

Baku: Dënohet me burg aktivisti azer, nderohet Ismajlova


Gazetarja, Khadija Ismayilova me avokatin e saj, Elton Guliyev
Gazetarja, Khadija Ismayilova me avokatin e saj, Elton Guliyev

Një aktivist i njohur për të drejtat e njeriut në Azerbajxhan është dënuar me 6 vjet e gjysmë burg sipas një procesi që i dënuari thotë se është i motivuar politikisht.

Gjykata në Baku për Krime të Rënda e ka shpallur fajtor Rasul Xhafarovin për evazion fiskal, ndëmarrësi ilegale dhe abuzim me detyrën.

Xhafarov është arrestuar në muajin gusht pasi ka treguar planin për një fushatë që do të tërhiqte vëmendjen për situatën me të drejtat e njeriut në këtë shtet, para mbajtjes së Lojërave Evropiane.

Kjo ngjarje sportive do të mbahet në muajin qershor.

Amnesty Interntaional e njeh Xhafarovin si të burgosur të vetëdijës.

Ndërkaq Human Rights Watch gjatë muaji ka vleresuar se qeveria e presidentit Ilham Alijevit ka shfrytëzuar akuzat penale false për të arrestuar 35 mbrojtës të të drejtave të njeriut, aktivist civil dhe politik, gazetar dhe blogerë.

Ndërkohë grupi me seli në New York që mbron të drejtën e të shprehurit, “PEN American Center” ka njoftuar se gazetarja e njohur hulumtuese e Azerbajxhanit dhe kontribuesja e Radios Evropa e Lirë, Kadija Ismajlova do të nderohet më 5 maj me çmimin “Barbara Goldsmith Freedom to Write Award”.

XS
SM
MD
LG