Ndërlidhjet

logo-print

Ramadi: Shiitët i bashkohen luftës kundër IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Raportohet se rreth 3 mijë luftetarë shiit kanë shkuar në Ramadi të Irakut për të ndihmuar në luftën kundër rënies së qytetit në duart e militantëve të Shtetit Islamik.

Këta luftetarë kanë shkuar në Ramadi pas paralajmërimeve të udhëheqësit të Këshillit Krahinor të Anbarit ku gjendet qyteti Ramadi, Falih Essaui se qyteti mund të okupohet brenda orësh.

Ndërkohë, zyrtarë qeveritarë në Bagdad kanë thënë sot se mbi 2 mijë familje janë larguar nga Ramadi, pas përleshjeve në mes të Shtetit Islamik dhe forcave qeveritare.

Militantët e IS-it e kanë nisur dje një ofenzivë në Ramadi duke okupuar tri fshatra dhe duke avancuar drejt qytetit.

XS
SM
MD
LG