Ndërlidhjet

logo-print

Dodik viziton për herë të parë Potoçarin


Potoçari, 16 prill 2015.

Potoçari, 16 prill 2015.

Presidenti i Republika Sërpskës, Millorad Dodik, ka vizituar sot qendrën memoriale Potoçari, ku janë të varrosura shumë viktima të Masakrës së Srebrenicës.

Kjo ka qenë vizita e parë e Dodikut atje, ku edhe ka vendosur kurora me lule.

Dodik ka thënë se duhet të respektohen të gjitha viktimat dhe se “e vërteta për Srebrenicën duhet të hetohet në detaje”.

“Për fat të keq, politika është e përfshirë në të gjitha ngjarjet”, ka thënë Dodik.

Forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, më 1995.

Për këtë masakër janë akuzuar ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, dhe ish-gjenerali Ratko Mlladiq.

XS
SM
MD
LG