Ndërlidhjet

Jep dorëheqje i dërguari i OKB-së në Jemen


Jemen
Jemen

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Jemen, Jamal Benomar, ka dhënë dorëheqje nga posti, për shkak të kritikave se ka dështuar të ndërmjetësojë fundin e konfliktit në Jemen.

Diplomati marokien besohet se është vënë nën presion nga Arabia Saudite dhe vendet e Gjirit.

Një koalicion i udhëhequr nga Riadi, është duke kryer sulme ajrore kundër rebelëve Huthi në Jemen, të cilët kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territoreve.

OKB beson se mbi 70 njerëz janë vrarë që nga përshkallëzimi i dhunës më 26 mars, por zyrtarët thonë se shifra mund të jetë shumë më e lartë.

XS
SM
MD
LG