Ndërlidhjet

Ramadi i Irakut "në rrezik të madh"


Ramadi, Irak
Ramadi, Irak

Militantët e Shtetit Islamik kanë intensifikuar sulmet në qytetin Ramadi të Irakut, duke shpërthyer disa bomba në një kompleks qeveritar.

Anëtari i këshillit të provincës Anbar, Athal al-Fahdavi, ka thënë se qyteti është “në rrezik të madh”.

Ai po ashtu ka thënë se përforcimet e dërguara në Ramadi nuk kanë qenë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur sulmeve të xhihadistëve.

Të mërkurën, militantët e Shtetit Islamik kanë kapur tre fshatra në periferi të qytetit.

Nëntë njerëz po ashtu janë raportuar të vrarë nga militantët në fshatin Albu Ghanim.

XS
SM
MD
LG