Ndërlidhjet

logo-print

Pensionohet armeni që këshillonte Davutoglun


Etyen Mahcupyan

Etyen Mahcupyan

Një këshilltar armen i kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoglu, është pensionuar në prag të 100-vjetorit të vrasjeve masive të armenëve në Perandorinë Otomane.

Etyen Mahcupyan, pjesëtari i parë i komunitetit armen të Turqisë që ka qenë këshilltar i lartë i kryeministrit, i ka thënë agjencisë Reuters të enjten se ai është pensionuar në muajin mars, kur ka mbushur 65 vjet, por vazhdon të këshillojë Davutoglun jozyrtarisht.

Mahcupyan ka thënë se komenti i tij i fundit për vrasjet e armenëve në kohën e otomanëve, nuk ka të bëjë asgjë me statusin e tij të punës.

Mahcupyan, i cili është emëruar këshilltar i Davutoglut në tetor, ka shkaktuar zemërim në Ankara, pasi ka deklaruar, këtë javë, se “nëse pranohet si gjenocid ajo që ka ndodhur në Bosnje dhe Afrikë, është e pamundur të mos quhet gjenocid ajo që u ka ndodhur armenëve më 1915”.

Turqia nuk pranon që vrasjet dhe dëbimet e 1.5 milion armenëve të cilësohen si gjenocid, duke thënë se edhe armenët kanë vrarë ushtarë turq.

Armenia shënon më 24 prill përvjetorin e këtyre vrasjeve.

XS
SM
MD
LG