Ndërlidhjet

Shërbim përkujtimor për viktimat e Germanwings


Vendi ku është rrëzuar aeroplani...
Vendi ku është rrëzuar aeroplani...

Gjermania do të mbajë sot një shërbim përkujtimor për viktimat nga rrëzimi i aeroplanit të kompanisë Germanwings.

Airbus 320 ka qenë duke udhëtuar nga Barcleona në Dyzeldorf kur është rrëzuar në Alpet franceze më 24 mars, duke shkaktuar vdekjen e të 150 personave në bord.

Në gjithë Gjermaninë, flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa udhëheqësit politikë dhe fetarë do t’iu bashkohen të afërmve të pasagjerëve në Katedralen e Këlnit.

Kopiloti Andreas Lubitz besohet se ka rrëzuar qëllimisht aeroplanin, derisa piloti ka qenë jashtë kabinës.

XS
SM
MD
LG