Ndërlidhjet

Ismayilova fiton çmimin e qendrës PEN


Khadija Ismayilova
Khadija Ismayilova

Gazetarja e burgosur e Azerbajxhanit, Khadija Ismayilova, njëherësh kontribuese në Radion Evropa e Lirë, ka fituar çmimin e qendrës amerikane PEN “Barbara Goldsmith Freedom To Write Award”.

Çmimi i ndahet çdo vit një shkrimtari të burgosur, i cili ndiqet penalisht për ushtrimin e së drejtës për shprehje të lirë.

Kryeredaktori i Radios Evropa e Lirë, Nenad Pejiq, ka thënë se çmimi është një “njohje e fuqishme e punës së Khadijas”.

Ismayilova është arrestuar dhe burgosur më 5 dhjetor të vitit 2014 nën akuzat se ka nxitur një ish-koleg të saj të bëjë përpjekje për vetëvrasje. Këto akuza më vonë janë tërhequr nga akuzuesi i saj.

Kundër saj janë ngritur edhe akuza të tjera, por rasti thuhet se është i motivuar politikisht.

XS
SM
MD
LG