Ndërlidhjet

Migrantët myslimanë “hedhin në det” të krishterët


Ilustrim

Ilustrim

Policia italiane ka bërë të ditur se migrantët myslimanë kanë hedhur 12 të krishterë në Detin Mesdhe, derisa ka qenë duke udhëtuar me anije nga Libia.

Policia në Palermo ka thënë se ka mësuar për incidentin e dyshuar nga të mbijetuarit që kanë mbërritur në qytetin sicilian.

Policia ka thënë përmes një deklarate se ka arrestuar 15 persona nën dyshimet për vrasje të shumëfishtë nga urrejtja fetare.

Të mbijetuarit i kanë thënë policisë se migrantët nga Nigeria dhe Gana janë kërcënuar nga rreth 15 pasagjerë nga Bregu i Fildishtë, Senegali, Mali dhe Guinea Bisau.

Vitin e kaluar, 170,000 njerëz, që kanë ikur nga varfëria dhe konflikti në Afrikë dhe Lindje të Mesme, kanë arritur në Itali përmes rrugëve të rrezikshme.

XS
SM
MD
LG