Ndërlidhjet

Holanda zhvendos hetimet në rastin MH17


Vendi ku është rrëzuar fluturimi MH17.
Vendi ku është rrëzuar fluturimi MH17.

Holanda ka thënë se pas identifikimit të gati të gjitha viktimave nga rrëzimi i aeroplanit të kompanisë Malaysia Airlines në Ukrainë, përpjekjet janë zhvendosur për të gjetur përgjegjësit e hedhjes poshtë të avionit.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm holandez, Bert Koenders.

Fluturimi MH17 është rrëzuar më 17 korrik të vitit të kaluar, duke shkaktuar vdekjen e të 298 njerëzve në bord, shumica nga ta holandezë.

Muajin e kaluar, mediat holandeze kanë raportuar se një rrënojë e metalit, e gjetur në vendin e fatkeqësisë, përkon me një raketë të prodhimit rus.

Rusia ka thënë se aeroplani është rrëzuar nga ushtria e Ukrainës.

XS
SM
MD
LG