Ndërlidhjet

logo-print

Ban bën thirrje për armëpushim në Jemen


Jemen

Jemen

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Jemen, ku një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite është duke kryer sulme ajrore kundër rebelëve shiitë, Huthi.

Në një fjalim në Uashington, Ban ka thënë se Jemeni ndodhet “në flakë” dhe se e vetmja zgjidhje për të gjitha palët është që të ndalojnë armiqësitë dhe të marrin pjesë në negociata.

“Procesi diplomatik, i mbështetur nga OKB-ja, mbetet mënyra më e mirë për të dalë nga një luftë me pasoja të tmerrshme për stabilitetin rajonal”, ka thënë Ban në Klubin e Shtypit Komëbtar.

Së paku 700 njerëz janë vrarë prejse ka nisur fushata ajrore kundër rebelëve Huthi, rreth tri javë më parë.

Rebelët, që kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të Jemenit, besohet se kanë mbështetjen e Iranit.

XS
SM
MD
LG