Ndërlidhjet

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon më 21 prill


Bruksel
Bruksel

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se raundi i ardhshëm i bisedimeve Kosovë-Serbi do të mbahet më 21 prill.

Në një njoftim për media thuhet se shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të takojë kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, të martën e ardhshme në Bruksel.

Zyra e Mogherinit po ashtu njofton se kryeministrat do të rishikojnë përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe do të këmbejnë pikëpamjet për të çuar përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

XS
SM
MD
LG