Ndërlidhjet

Një grua amerikane plagoset në Karaçi


Pakistan
Pakistan

Persona të armatosur, që pretendojnë se janë militantë islamikë, kanë qëlluar dhe plagosur një grua amerikane në Karaçi të Pakistanit.

Ata kanë lënë letër pranë saj, duke thënë se është qëlluar për faktin se vjen nga Shtetet e Bashkuara.

Debra Lobo, zëvendësdrejtore në një kolegj dentar në Karaçi, është qëlluar në fytyrë dhe dorë derisa ka qenë duke shkuar nga zyra në shtëpi.

Lobo është e martuar me një pakistanez.

Sulmuesit kanë lënë një letër në gjuhën angleze, në të cilën thonë se janë anëtarë të një fraksioni të talibanëve, të quajtur Dualat al Islamia, i cili ka deklaruar besnikëri ndaj militantëve të Shtetit Islamik në vitin 2014.

Policia ka thënë se nuk mund të konfirmojë se sulmuesit janë militantë islamikë.

Letra kërcënon me sulme të tjera kundër shtetasve amerikanë.

XS
SM
MD
LG