Ndërlidhjet

Prishet aeroplani, Nikolliq nuk shkon në Vatikan


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Vizita e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, në Vatikan, e paraparë për sot, është anuluar, për shkak të prishjes në aeroplanin me të cilin do të udhëtonte.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë raporton se është prishur motori i aeroplanit.

Në Vatikan, Nikolliq është dashur të takojë Papa Françeskun dhe zyrtarë të tjerë.

XS
SM
MD
LG