Ndërlidhjet

OKB kërkon mbi 273 milionë $ për Jemenin


Jemen
Jemen

Kombet e Bashkuara kanë kërkuar 273.7 milionë dollarë për të përmbushur nevojat humanitare në Jemen, gjatë tre muajve të ardhshëm.

Apeli vjen në kohën kur në Jemen janë intensifikuar luftimet midis rebelëve shiitë Huthi dhe forcave qeveritare.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka thënë përmes një deklarate se së paku 150,000 njerëz janë zhvendosur.

Sipas autoriteteve shëndetësore, së paku 767 persona kanë vdekur në periudhën 19 mars – 13 prill, si pasojë e konfliktit.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite është duke kryer sulme ajrore kundër rebelëve Huthi.

Rebelët, që kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të Jemenit, besohet se kanë mbështetjen e Iranit.

XS
SM
MD
LG