Ndërlidhjet

Në Gjermani kujtohen viktimat e Germanwings


Katedralja e Këlnit, 17 prill 2015.
Katedralja e Këlnit, 17 prill 2015.

Gjermania ka mbajtur sot një shërbim përkujtumor për viktimat nga rrëzimi i aeroplanit të kompanisë Germanwings.

Airbus 320 ka qenë duke fluturuar nga Barcleona në Dyzeldorf kur është rrëzuar në Alpet franceze më 24 mars, duke shkaktuar vdekjen e të 150 personave në bord.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe ministra të Francës dhe Spanjës kanë qenë në mesin e qindra të afërmve të pasagjerëve në Katedralën e Këlnit.

Kopiloti Andreas Lubitz besohet se ka rrëzuar qëllimisht aeroplanin, derisa piloti ka qenë jashtë kabinës.

XS
SM
MD
LG