Ndërlidhjet

Preteni: Shëndetësia ndër institucionet më të korruptuara


Dita evropiane për të drejtat e pacientëve është shënuar edhe në Kosovë, ku është folur për korrupsionin në shëndetësi.

Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kosovare kundër Korrupsionit, ka bërë të ditur se sistemi shëndetësor në Kosovë hyn në mesin e gjashtë institutcioneve më të korruptuara në vend.

"Nuk ka njësi specifike për matjen e korrupsionit. Njësi vetëm është perceptimi publik. Qytetari krijon këtë perceptim duke u ballafaquar me të qenit pacient. Në raportet e mekanizmave vendor dhe ndërkombëtar, që janë të specializuar për matjen e perceptimit të përgjithshëm qytetarë, thuhet se gjendja në shëndetësi nuk është e mirë".

"Në raporte të ndryshme, thuhet se shëndetësia ka qenë në mesin e gjashtë grupeve të institutcioneve më të korruptuara ku hyjnë edhe KEK- u , Gjykatat, Doganat , Agjencia e Privatizimit dhe Posta", ka shtuar Preteni.

Për korrupsionin në shëndetësi, ka folur edhe udhëheqësi i zyrës së Organziatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Skender Syla.

"Korrupsioni pa dyshim është çështje e shëndetit publik që nuk do të zhduket vetëvetiu dhe nuk mund të injorohet në asnjë moment. Korrupsioni në sektorin shëndetësor mund të jetë çështje në mes jetës dhe vdekjes. Adresimi i korrupsionit në sektorin shëndetësor është i domosdoshëm për të arritur rezultate të mira për statusin shëndetësor të popullatës"

"Sot në aspektin global është si sëmundje publike globale dhe pengesë kyçe e qeverisjes së mirë dhe zhvillimit të mirëfillt. Ndonëse nuk ka ndonjë definicion të korrupsionit, më së shpeshti përdoret definicioni i keqpërdorimit të funksionit publik për përfitime personale", tha Syla.

Ndryshe, Besim Kodra, drejtor ekzekutiv i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, ka marrë një shembull që ka të bëjë me korrupsionin në shëndetësi, e që është raportuar së fundmi nga qytetarët, përkatësisht familjarët e pacientëve në shoqatën që ai drejton.

"Ndonëse nuk dihet saktë për nivelin e korrupsionit në shëndetësinë kosovare, ai egziston. Unë do të marr një shembull për nivel të lartë të korrupsionit në institutcionet shëndetësore, e që është raportuar tek shoqata jonë".

"Një pacient ka kërkuar ndihmë në qendrën emergjente në QKUK , derisa ka pasur nevojë për antishok. Por e njejta nuk i është dhënë pacientit, ndonëse prej saj iu është varur jeta. Ilaqi antishok, kushton 2.5 euro.dhe merreni me mend për këtë shumë parash pacienti është rrezikuar të vdes. Antishok ka pasur, por mjeku ka dashur t'i udhëzojë familjarët të blejnë ilaqin në njërin nga barnatoret që mjeku ka pasur lidhje me ta".

Zoti Kodra flet edhe për zbatimin e të drejtave të pacientëve.

"Në vitin 2013, kemi miratuar kartën e të drejtave të pacientëve si dokument bazë për të drejtat e pacientëve. Kjo siguron një bazë të mjaftueshme që përfshinë gjithë fushën e të drejtave të pacientëve. Mirëpo edhe pse ky dokument është miratuar dhe është marrë model nga vendet evropiane, në Kosovë shumë pak zbatohet", tha Kodra.

Sidoqoftë, Curr Gjoca drejtor gjeneral i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka pohuar se sa i përket luftimit të korrupsionit, institucioni që ai drejton ka marrë masa së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë që "akterët kryesor që merren me këtë dukuri, t'i bëjë pjesë të organeve më të larta vendimmarrëse për të pasur çasje të plotë në diskutime dhe politika shëndetësore.

  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

XS
SM
MD
LG