Ndërlidhjet

Shënohet edhe një fitore e Irakut kundër IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarë të ushtrisë irakiane kanë thënë se forcat qeveritare e kanë siguruar një zonë të kontestuar në jug të rafinerisë më të madhe të naftës. ,

Gjenerali, Ayad al Lahabi, ka thënë se trupat qeveritare në krahinën Salahuddin, të përkrahura nga sulmet ajrore të koalicionit që udhëhiqet nga amerikanët dhe milicitë shiite dhe sunite, kanë rimarrë kontrollin në qytezat e Al Malhas dhe Al Mazraahit.

Lahabi ka thënë se rreth 160 militantë të Shtetit Islamik janë vrarë në betejën për kontrollin e këtyre qytezave.

Ai ka thënë se forcat e Irakut tani po luftojnë që të thejnë rrethimin e IS-it përreth rafinerisë së naftës e cila është nën kontrollin e trupave qeveritare.

Forcat irakiane më 2 prill e kanë rimarrë edhe qytetin e Tikritit.

XS
SM
MD
LG