Ndërlidhjet

logo-print

Vritet ‘truri’ i Shtetit Islamik?


Ezzat Ibrahim al-Douri,- Arkiv

Ezzat Ibrahim al-Douri,- Arkiv

Raportohet se Ezzat al Douri, zëvendësi i diktatorit të ndjerë irakian, Sadam Hysein është vrarë gjatë një operacioni të gjerë ushtarak në Irakun qëndror.

Operacioni kishte cak sigurimin e krahinës qëndrore Salahuddin, pasi militantët e Shtetit Islamik janë detyruar të largohen nga qyteti i lindjes së Hysenit, Tikrit.

Guvernatori i kësaj krahine kryesisht sunite, Raed al Jabouri, i ka thënë televizionit Al Arabija, se Douri dhe nëntë truproje janë vrarë në një zonë në verilindje të Tikritit, nga ushtarët dhe milicitë shiite.

Televizioni saudit gjithashtu ka shfaqur fotografi të kufomave që thuhet se ishte e Dourit.

Tani do të bëhen teste të ADN-së për të konfirmuar identitetin e tij.

Më parë ishte raportuar se Douri ishte larguar për në Siri pas okupimit amerikan të Irakut, ndërsa më pas është raportuar se ai kishte vdekur nga leukemia.

Guvernatori irakian thotë se Douri konsiderohej si “truri” i grupit militant, Shteti Islamik

XS
SM
MD
LG