Ndërlidhjet

Zvogëlohet dënimi i Zlatan Ibrahimoviqit


Zlatan Ibrahimoviq
Zlatan Ibrahimoviq

Dënimi i sulmuesit të klubit francez, Paris Saint Germain, Zlatan Ibrahimoviq është zvogëluar nga katër ndeshje moslojë në tri ndeshje moslojë në ligën franceze.

Vendimi është marrë pas rekomandimeve të Komitetit Olimpik Francez (CNOSF).

Sulmuesi suedez ishte dënuar pas ofendimeve që ai ia kishte bërë një zyrtari të ndeshjes pas humbjes së ekipit të tij me Bordaeux me rezultatin 3 me 2.

Ibrahimoviq e kishte ofenduar referin duke thënë: Në 15 vjet, asnjëherë nuk kam parë referim të till. Në këtë vend të posht, ky vend nuk e meriton PSG. Ne jemi shumë të mirë për këtë vend”.

Pas reagimeve politike, Ibrahimoviq kishte kërkuar ndjesë.

Reduktimi i dënimit nënkupton se ai do të mund t’i kthehet fushës në fillim të muajit të ardhshëm në ndeshjen kundër Nantes.

XS
SM
MD
LG