Ndërlidhjet

19 viktima pas një aksidenti të rëndë në Tanzani


Ilustrim

Ilustrim

Së paku 19 persona e kanë humbur jetën të premtën pasi një autobus i vogël ka rënë në një lumë në pjesën jugore të Tanzanisë.

Aksiddenti ka ndodhur në autoudhën në Mbeja, një qytezë në pjesën jugore të vendit, njofton shefi i policisë së kësaj qyteze, Ahmed Msangi.

Tre të tjerë janë lënduar.

Aksidentet e trafikut janë të shpeshta në këtë vend të Afrikës lindore, ku autobusët janë forma kryesora e transportit publik dhe të cilat shpesh janë tejmase të ngarkuara.

Sipas njoftimeve zyrtare, mbi 100 persona e kanë humbur jetën në aksidentet e rrugës gjatë muajve të fundit në Tanzani.

XS
SM
MD
LG