Ndërlidhjet

Obama takon liderët e Gjirit Arab në fund të majit


Presidenti amerikan, Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë dhe në Kampin David, liderët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.

Shtëpia e Bardhë, përmes një komunikate ka njoftuar sot se Obama do të takohet me liderët e Bahrejnit, Kuvajtit, Omanit, Katarit, Arabisë Saudite dhe Emiratave të Bashkuara Arabe në Shtëpinë e Bardhë më 13 maj.

Komunikata thotë se takimet do të “jenë një mundësi për liderët që të diskutojnë mënyra se si të rrisin partneritetin dhe të thellojnë bashkëpunimin e sigurisë”.

Takimi thuhet se do të bëhet me qëllim edhe të arritjes së përkrahjes së vendeve të Gjirit për marrëveshjen me Iranin për programin bërthamor të republikës islamike.

XS
SM
MD
LG