Ndërlidhjet

Gjykata e Arbitrazhit i ka dëgjuar ankesat e Shqipërisë dhe Serbisë


Një simpatizues i Serbisë e qëllon me karrige lojtarin e Shqipërisë ( futbollisti me fanelën nr. 19) në ndeshjen më 14 tetor 2014 në Beograd
Një simpatizues i Serbisë e qëllon me karrige lojtarin e Shqipërisë ( futbollisti me fanelën nr. 19) në ndeshjen më 14 tetor 2014 në Beograd

Gjykata e Arbitrazhit për Sport thotë se i ka dëgjuar ankesat e Federatave të Futbollit të Shqipërisë dhe Serbisë, me të cilat sfidohen dënimet e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), pas ndërprerjes së duelit të tyre kualifikues për Kampionatin Evropian.

Kjo lojë kaotike në Beograd, në tetor të vitit të kaluar, ishte ndalur dhe ndërprerë kur një objekt i dirigjuar fluturoi mbi stadium me një flamur politik, raporton AP nga Lozana.

Futbollistët u përleshën, ndërsa kombëtarja e Shqipërisë pat refuzuar ta vazhdoj duelin, meqë ishte sulmuar nga simpatizuesit e Serbisë.

UEFA e kishte dënuar Federatën e Futbollit të Shqipërisë me humbjen e takimit, ndërsa Serbia ishte dënuar me marrjen e tri pikëve për fitoren dhe është urdhëruar që dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Evropian të Futbollit në vitin 2016, t’i zhvilloj pa publik.

Gjykata e Arbitrazhit për Sport thotë se ankesat e të dy federatave ishin dëgjuar dje dhe pardje.

Paneli i gjykatës do ta marrë vendimin për këtë çështje para datës 13 qershor, kur Serbia luan me Danimarkën.

Takimi i kthimit ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë zhvillohet më 8 tetor.

XS
SM
MD
LG