Ndërlidhjet

Kabul: Nga sulmi vetëvrasës – dhjetëra të vrarë e të plagosur


Pamje pas sulmit të sotëm në Xhalalabad të Afganistanit

Pamje pas sulmit të sotëm në Xhalalabad të Afganistanit

Së paku 30 vetë janë vrarë dhe afro 80 të tjerë janë plagosur nga një sulm i sotëm vetëvrasës me bombë në qytetin Xhalalabad, në pjesën lindore të Afganistanit.

Ky sulm ka ndodhur në një hapësirë përplot me njerëz në këtë vendbanim, që është kryeqytet i provincës afgane, Nangarhar.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se shumica e viktimave janë civilë, megjithqë disa nga të vrarët apo të plagosurit mund të jenë policë.

Një përfaqësues i talibanëve në rrjetin Twitter është shprehur kundër këtij sulmi dhe tha se “ne nuk jemi të involvuar”.

Policia thotë se hetimet lidhur me këtë sulm po vazhdojnë, ndërsa ka shqetësime se numri i të vrarëve mund të rritet.

XS
SM
MD
LG