Ndërlidhjet

Raportet: Militantët e IS-it e morën përgjegjësinë për sulm


Pamje pas sulmit të sotëm në Xhalalabad të Afganistanit

Së paku 33 vetë janë vrarë dhe afro 100 të tjerë janë plagosur nga një sulm i sotëm vetëvrasës me bombë në qytetin Xlahalabad, në pjesën lindore të Afganistanit.

Ky sulm ka ndodhur në një hapësirë përplot me njerëz në këtë vendbanim, që është kryeqytet i provincës Nangarhar.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se shumica e viktimave janë civilë, megjithqë disa nga të vrarët apo të plagosurit mund të jenë policë.

Mediat afgane raportojnë se një zëdhënës i militantëve të Shtetit Islamik (IS), tha se ky grup e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Policia thotë se hetimet lidhur me këtë sulm po vazhdojnë, ndërsa ka shqetësime se numri i të vrarëve mund të rritet.

XS
SM
MD
LG