Ndërlidhjet

Bjellorusi: Presidenti nuk merr pjesë në paradën ushtarake në Moskë


Alyaksandr Lukashenka
Alyaksandr Lukashenka

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, tha se do të udhëtoj në Moskë për të marrë pjesë në ngjarjet për shënimin e 70 vjetorit të përfundimit të Lutës së Dytë Botërore në Evropë, më 7 dhe 8 maj, por nuk do të marrë pjesë në paradën ushtarake në Moskë më 9 maj.

Gjatë një interviste me agjencinë ruse, ITAR-TASS, Lukashenka tha se do ta udhëheq paradën ushtarake në Minsk më 9 maj.

Tradicionalisht, Bjellorusia ishte njëri nga aleatët më të afërt të Rusisë, por Lukashenka ka qenë kritik i politikave moskovite ndaj Ukrainës.

Nga ana tjetër, ai i ka kritikuar politikanët, që kanë refuzuar të udhëtojnë në Moskë, për shkak të konfliktit në Ukrainë, duke vlerësuar se kjo është “lëvizje jokorrekte” kundër “popillit sovjetik dhe popullit të Evropës Lindore, të cilët ne në atë kohë i kemi çliruar”.

Përfaqësuesit e afro 25 vendeve, përfshirë Indinë, Kinën, Serbinë dhe Korenë Veriore, kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në paradën ushtarake ruse më 9 maj në Moskë.

XS
SM
MD
LG