Ndërlidhjet

Bach premton dorëzimin e medaljes nëse atë e fiton sportisti nga Kosova


Thomas Bach
Thomas Bach

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, tha se personalisht do ta dorëzoj medaljen nëse ndonjë sportist nga Kosova e fiton atë në Olimpiadën në Rio de Zhanejro, vitin e ardhshëm.

Këto komente ai i ka bërë sot në Prishtinë, gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë, që është anëtarja më e re e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Kjo vizitë u bë pasi zoti Bach qëndroi dje në Beograd, për t’i zbutur raportet e tensionuara për shkak të pranimit të Kosovës në KON, raporton AP nga Prishtina.

Pasi ky komitet në dhjetor të vitit të kaluar e pranoi Kosovën me të drejta të plota, u hap rruga që sportistët nga Kosova të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në vitin 2016.

Thomas Bach tha se “nëse ju me të vërtetë e fitoni këtë medalje, atëherë unë do të bëjë çdo gjë të mundshme që këtë medalje personalisht t’ia dorëzoj fituesit të parë të medaljes olimpike nga Kosova”.

XS
SM
MD
LG