Ndërlidhjet

logo-print

Rohani: Strategjia ushtarake iraniane – mbrojtëse


Hassan Rohani gjatë një fjalimi para turmës së njerëzve

Hassan Rohani gjatë një fjalimi para turmës së njerëzve

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha sot se strategjia ushtarake e e këtij vendi është krejtësisht mbrojtëse dhe nuk duhet të shihet si kërcënim në Lindjen e Mesme.

“Strategjia jonë gjithnjë ka qenë ajo e mbrojtjes, e jo doktrinë e luftës”, tha Rohani në fjalimin vjetor me rastin e Ditës së Armatës në kryeqytetin Teheran.

Gjatë ceremonisë është treguar edhe raketa Bavar-373, e prodhuar në Iran.

Mëtutje, Hassan Rohani e ka kritikuar ashpër Arabinë Saudite dhe e ka akuzuar për “dhënie të ndihmës financiare dhe armatimit për terroristët në Siri, Liban dhe Iraq”. Po ashtu, Rohani e ka kritikuar koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite, që ndërmerr sulme ajrore kundër kryengritësve shiitë huthi në Jemen.

Më herët, lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, tha se këto sulme ajrore paraqesin “gjenocid” dhe “krim madhor”.

XS
SM
MD
LG