Ndërlidhjet

SHBA dhe aleatët i ndërmorën më se 20 sulme kundër IS-it


Aeroplanët luftarakë amerikanë të tipit F-15 Strike Eagles pas sulmeve kundër militantëve të IS-it në Siri

Aeroplanët luftarakë amerikanë të tipit F-15 Strike Eagles pas sulmeve kundër militantëve të IS-it në Siri

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka njoftuar si i ka ndërmarrë 20 sulme ajrore kundër caqeve të grupit militant ekstremist, Shteti islamik (IS), në Irak dhe Siri, prej 17 prillit.

Mëtutje, në kumtesën e koalicionit theksohet se 7 sulme ajrore ishin kryer në Siri afër qyteteve Kobani dhe Al Hasakah, ndërsa 13 sulme në Irak, afër rajoneve Baixhi, Ramadi, Al Asad, Falluxha, Sinxhar, Hit dhe Tal Afar.

Operacionet e koalicionit kundër militantëve të Shtetit Islamik i udhëheq Task Forca e Përbashkët dhe e Kombinuar.

XS
SM
MD
LG